Dy tentim vetëvrasje në Pejë
Sonte në Komunën e Pejës dy persona kanë tentuar të vetëvriten, bëjnë të ditur burimet e Indeksonline.
Një femër ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Jabllanicë, ku një person ka tentuar ta varë veten në litar.
I njëjti fatmirësisht është arritur të shpëtohet.
Sipas burimeve tona, dy personat gjenden në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.