Dy të miturit çojnë në këmbë familjen dhe Policinë, ishin fshehur në një veturë të prishur
Dy persona të mitur janë gjetur shëndosh e mirë pasi kanë alarmuar familjarët e tyre, duke mos u kthyer në shtëpi pasi dolën ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk u kthyen më.
Mungesa e tyre ka bërë që xhaxhai të kërkojë ndihmën e Policisë, duke thënë se nuk din asgjë për vendndodhjen e tyre.
Sinjali mëson se njësitë policore janë aktiviziuar për ti gjetur të miturit e moshave 13 dhe 9-vjeç, po që nuk kanë arritur që të lokalizojnë vendndodhjen e tyre.
Gjatë ditës së sotme, në Polici është paraqitur gjyshi i fëmijëve, i cili ka deklaruar se nipërit e tij janë kthyer shëndosh e mirë në shtëpi dhe kanë thënë se kanë qëndruar të fshehur në një veturë të prishur.
Sipas tij nuk janë vërejtur shenja dhune te fëmijët dhe gjendja e tyre shëndetëore është shumë e mirë.