Dy të lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në autostradën ‘Ibrahim Rugova

Dy persona janë lënduar nga aksidenti mes dy automjeve që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë.

“Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje.”, tha ai tutje.

 

Lexo edhe:  Dorëzohet menaxhmenti i Trepçës: E shtyn vendimin për zvogëlimin e pagës për minatorët deri pas zgjedhjeve