Dy të lënduar nga aksidenti i rëndë mes dy veturave në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri të ditur se dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar ne QMF-Klinë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Lexo edhe:  19-vjeçari ia kris armës në një dasmë në Kaçanik, përfundon në Polici