Dy të arrestuar- Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e 42 vjeçarit në Skenderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë edhe personin e dytë të dyshuar për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Skenderaj.

Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Mitrovicë Jug, pas një pune intensive hetimore, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin B.I., 33 vjeç.

“I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç, është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia njofton se hetuesit, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Lexo edhe:  Tërhiqen nga qarkullimi në Kosovë mbi 180 mijë copa kartëmonedha 500 euroshe