Dy punëtorë humbin jetën tragjikisht në vendin e punës – ndër ta edhe një ish-ushtar i UÇK-së

Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ka tronditur opinionin dhe ka sjellë dhimbje të thellë në komunitet.

Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij, Fitim Jakupi, iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për lirinë e vendit. Sot, ai dhe Daut Bajraktari humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën e përditshme.

Ngushëllimet më të sinqerta u drejtohen familjeve Bajraktari dhe Jakupi, miqve, bashkëfshatarëve dhe të gjithë atyre që i njohën e i çmuan.

Ky rast, ashtu si edhe shumë të tjera të ngjashme, duhet të jetë një alarm i fuqishëm për institucionet shtetërore dhe kompanitë ndërtimore. Siguria, dinjiteti dhe mbrojtja e punëtorëve në vendin e punës duhet të jenë prioritet. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës.

Lexo edhe:  13-vjeçarja ikën nga shtëpia në Podujevë, shkon të bashkëjetojë me një person – aktivizohet Policia