Dy persona të ulur në tokë, tre tjerë në këmbë, foto nga përplasja pak para vrasjes së trefishtë në Gjilan
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktima të rastit mbetën Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha.
I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra.
Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan.
Gazeta Insajderi ka siguruar një foto nga përplasja që çoi në vrasje.
Dy persona aty shihen në tokë, ndërsa tre të tjerë në këmbë.