Dy persona të dehur eskalojnë me sharje ndaj policëve: Nuk më han k*** për juve
Sot është ndaluar një veturë e tipit “Golf” në fshatin Banjë të Istogut nga Policia e Kosovës për kontroll.
Aty janë hasur dy persona (A.B. dhe A.B.) të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe kjo është vërtetuar me dërgimin e tyre në stacion ku është bërë testi i alkoolit.
Burimet e Indeksonline tregojnë se shoferi i veturës bashkë me pasagjerin kanë dalë nga vetura duke mos i përfillur urdhërat e zyrtarëve policor.
Ata kanë filluar të shajnë e të ofendojnë me fjalë të ndryshme zyrtarët policor.
“Këputni k…. ta q….. nënën, mua nuk me han k… për juve, unë javë q…. nënën tanëve nuk ndije për polic’’ e fjalë të tjera ofenduese.
Kështu të njëjtit janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor ku edhe kanë pranuar veprimet që kanë bërë.
Ndaj të dyve është iniciuar rasti “pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare” e ndaj shoferit edhe rasti “ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur” si dhe janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.