Dy persona në Prishtinë nën kërcënimin e armës ia marrin viktimës 5 dollarë

Mbrëmë në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e pazakontë. Dy të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur pesë dollar nga viktima mashkull.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agron Rrahmani”.

Policia ka njoftuar se me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur pasi që nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur pesë dollar viktimës mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thotë policia.

Lexo edhe:  Vuçiq: Qëllimi i shqiptarëve ishte t’i likuidonin të gjithë serbët