Dy mitrovicasve iu del problem me arën që blenë, një person i kërcënon se do i vrasë po i pa edhe një herë aty
Problem me një tokë që e kanë blerë po kanë dy burra, babë e bir në fshatin Frashër të Mitrovicës, të cilët janë përballur me kërcënime serioze.
Ankuesit e kishin blerë pronën kohë më parë, ndërsa paraditen e djeshme kur djali kishte shkuar tek ara, një person dyshohet se e ka kërcënuar atë me jetë.
Bazuar në dëshminë e 39-vjeçarit, i dyshuari e ka paralajmëruar se nëse edhe një herë e sheh në atë pronë, do e vrasë.
Përballë kësaj situate, ai është detyruar që rastin ta denoncojë edhe në Polici, me ç’rast është arritur që të arrestohet i dyshuari i cili më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Sinjali mëson se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.