Dy kamionistë gjobiten për shkelje trafiku në autostradë – njëri me 60 euro, tjetri me 300

Pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, ku shiheshin dy kamionë duke lëvizur në mënyrë të parregullt në autostradë, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke identifikuar dhe ndëshkuar shoferët përgjegjës.

Siç njofton Policia, njëri prej të cilëve është gjobitur me 60 euro i cili gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë, ndërsa shoferi i cili ishte duke lëvizur me kamion në shiritin emergjent është gjobitur me 300 euro.

Po ashtu, i njëjti është gjobitur edhe me 3 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Lexo edhe:  Babai i sulmon djemtë me shufër metali dhe ikë nga shtëpia, Policia vihet në ndjekje të tij