Dy incidente në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, IPK thotë se do të verifikojë rrethanat

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një hetimi preliminar ka njoftuar se do të verifikojë rrethanat e arrestimit të dy të dyshuarve nga policia mbrëmë në Mitrovicën e Veriut dhe në Soqanicë të Leposaviqit.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit dhe ka pretendime për keqtrajtim gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në një rast tjetër të një arrestimi në Soqanicë të Leposaviqit.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) do të verifikojnë rrethanat e arrestimit dhe pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident që raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit 2025 dhe  pretendimet për keqtrajtim gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në një rast tjetër të një arrestimi në Soqanicë të Leposaviqit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me rrethanat e arrestimeve të dy qytetarëve nga policia në këto dy raste.

Lexo edhe:  Vazhdon të bie çmimi i derivateve, kaq kushton sot nafta dhe benzina!