Dy gratë e martuara në Shqipëri: Mund të jesh LGBT edhe besimtar i cilësdo fe

Në tarracën e Bashkisë së Tiranës, me 19 maj kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia

Çifti, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj ka thënë se institucionet e shtetit shqiptar duhet të japin fjalën e fundit të tyre për çështjen e martesës të gjinisë së njëjtë pavarësisht kundërshtimeve që janë shpërfaqur në publik nga institucionet fetare dhe akter të tjerë.

Ahmetaj në një ‘videolive’ për emisionin “Rreth e Rrotull” theksoi se nuk janë çifti i vetëm që kanë bashkëjetuar në Shqipëri apo edhe që kanë fëmijë, por që ka ardhur koha që të bëhet edhe ligjërisht martesa e gjinive të njëjta.

Lexo edhe:  Brenda një dite zhduken dy vajza të mitura në Mitrovicë, njëra 13 dhe tjetra 14-vjeçare