Dy femra sulmojnë policët në stacionin policor
Disa zyrtarë policorë janë sulmuar në stacionin policor – jugu në Prishtinë nga dy femra.
“Në stacion policor janë paraqitur dy femra kosovare në lidhje me një familjar të tyre mashkull kosovar i cili gjatë verifikimit kishte rezultuar me urdhër arrest. Njësiti policor pasi që kishte marrë të kërkuarin e dyshuar për realizim të urdhëresës të cekurat më lartë, ato kanë penguar zyrtarët policorë duke i shtyrë dhe sulmuar me qëllim të shmangin realizimin e urdhëresës. Me vendim të prokurorit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit . Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.