‘Dy femra e gjetën të shtrirë në oborr’, dy sirianë gjenden të therur me thikë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar për therjen me thikë të dy sirianëve në fshatin Koshuticë, Leposaviq njëri i moshës 40 dhe tjetri 27 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh bëhet e ditur se sirianët me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit, nuk janë gjetur në të njëjtin vend.

Ndërkaq tutje thuhet se viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të më tejm.

Rasti është cilësuar si “VRASJE NË TENTATIVË”

“Fsh. Koshuticë, Leposaviq  10.12.2025, 00:50. Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre  kanë  vërejtur një person të shtrirë  me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Viktima mashkull i moshës rreth  40 vjeçar, shtetas i Sirisë  është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm.”

“Me raport shtesë rreth orës 11:05  jemi njoftuar se njësiti nga SPMK Jarinje gjatë patrullimit në fsh. Koshuticë ka vërejtur një person mashkull Sirian i moshës 27 vjeçar me lëndime në kokë dhe këmbë  që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga  mjeti i mprehtë. Viktima ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë dhe i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë. Njësiti i emergjencës viktimën e kanë dërguar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për tretman të mëtutjeshëm.”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  Gazetari zbulon pse klerikët serbë erdhën në Prishtinë, arsyeja është ‘befasuese’