Dy fëmijë me pelena mbesin në mes të autostradës pasi ranë nga vetura që u rrokullis  

Dy fëmijë të vegjël me pelena janë parë në mes të një autostrade në Teksas pasi ranë nga një makinë e cila u rrokullis disa herë gjatë një aksidenti.

Policia konfirmoi se një përplasje mes dy makinave kishte ndodhur në autostradën lindore Interstate 10 në Freeport, duke bërë që njëra prej tyre të rrokulliset disa herë, duke nxjerr jashtë një të rritur dhe dy fëmijë.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë njërin nga fëmijët me pelenë duke u përpjekur të rifitojë ekuilibrin dhe të ngrihet në këmbë, ndërsa një tjetër duke shikuar përreth, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe:  Vrasja në Bon Vivant, “Italianit” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj