Dy euro që dridhen zemrën e hoxhës: Qytetari dhuron dy euro “sadaka” nga sociali i tij për shërimin e mitrovicasit
Hoxha i njohur nga Mitrovica, Armend Haxhiu, ka treguar një rast mjaft emocionues që i ka ndodhur me një mitrovicas.
Haxhiu përmes një postimi ka treguar se nje bashkëqytetar i tij i ka dhuruar “sadaka” dy euro për shërimin e Llukam Ahmetit, shkruan Jepi zë.
Ky gjest e ka emocionuar shumë hoxhën nga Mitrovica, i cili e ka ndarë edhe me qytetarë tjerë këtë veprim.
Postimi i plotë:
Dy euro që dridhën zemrën time.
Sonte, në mbrëmje u vizitova nga një mik i imi, një bashkëqytetarë i yni, i cili më solli dy euro sadaka, për shërimin e Llukmanit.
Më tha , hoxhë ” e morra socialin”, ma shumë s’mund të kontribuojë, por nuk desha të ndahem nga ky aksion 🥹🥹.
Jo rastësisht është thënë :
Çdo vepër mirësie,sado e vogël qoftë, është sadaka.