Duhet të gjej punë” – Luizi flet me Kiarën për jetën pas daljes nga BBVA

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë dy nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP Albania.

Ata pas festës së organizuar në oborr janë shtrirë së bashku dhe kanë biseduar për periudhën jashtë.

Artisti shkodran i ka thënë moderatores se gjëja e parë që do bëjë pasi të dalë nga shtëpia është të gjejë punë.

Këngëtari i njohur madje i kërkoi asaj të durojë deri sa ta fitojë këtë edicion të Big Brother.

Të njëjtit po ashtu kanë bërë biseda për të bërë gati valixhen e Kiarës, pasi është në nominim për të dalë nga shtëpia bashkë me Olta Gixharin.

“Do zgjohesh nesër, do pish kafe, pastaj do të bëjmë valixhet bashkë”, i ka thënë Luizi-Kiarës

Lexo edhe:  Rrahje mes të miturve te shkolla ‘Haxhi Zeka’ në Istog, intervenon Policia