“Duhet me e ngreh zhag nëpër …”, anëtari i OVL-së kërcënon Kusari-Lilën pas bisedës më Sllavko Simiqin

Anëtari i Kryesisë së OVL UÇK-së, Emin Lati ka folur për audio-incizimin ku Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa flet me Sllavko Simiqin e Listës Serbe për listat e veteranëve.

Lati ka thënë se Kusari-lila është dashur të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje publikisht. Ai u tregua edhe i ashpër në reagim duke kërcënuar Kusari-Lilën.

“Ajo është deshtë më dhënë dorëheqje edhe me kërku falje publikisht edhe mos mu dok as në televizor.Po jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asafalt deri t’ia qesim eshtnat në tokë po jena ligë një trohë se me dal ajo me thanë atë sen është marre”, ka thënë ai.

“Derisa ayre nuk u vjen marre me na nënçmu neve, pse me na ardhë marre neve me folë. Do m’na ardhë puna me përdore ketë gjuhe të urrejtjes e ban vaki edhe me vepru krejt”, ka shtuar tutje Lati.

Kujtojmë se në audio incizimet e publikuara në media dëgjohet Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me Slavko Simiqin për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe çështjën e veteranëve të luftës.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes papritmas mërgimtarja 27 vjeçare