Duda Balje del në foto e mbuluar për Ramazan
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet e mbuluar, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Në një postim në InstaStory, Balje shihet e veshur me një mbulesë elegante.
Në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, ajo fitoi një tjetër mandat si deputete, pasi partia e saj SDU (Unioni Socialdemokrat)) siguroi votat e mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak.