‘Dua të bëhem nuse e Kosovës’ – vajza nga Polonia vjen te i dashuri kosovar, pret që t’i propozojë

Ekipi i emisionit “Era Verë” ka qëndruar në Aeroportin “Adem Jashari”.

Aty ka takuar shumë mërgimtarë, por mes tjerash pati rastin të takohet edhe me një vajzë nga Polonia.

Ajo tregoi se ka lidhje të fortë me Kosovën, pasi i dashuri i saj është nga këtu.

“Vij shpesh në Kosovë isha edhe para një muaji, i dashuri jem është nga këtu une jam nga Polonia”, tha ajo.

E pyetur nga gazetari se a dëshiron të bëhet nuse e Kosovës, ajo ishte shumë e vendosur.

Por, ajo tha se i dashuri kosovar ende nuk i ka propozuar edhe po pret që ta bëjë këtë.

Lexo edhe:  U aludua në përjashtimin e Luizit, por kjo është përmbajtja e “Zarfit të zi” në BBVA