“Droga shkoi nga Kosova”, Policia shqiptare zbulon detajet të reja për rastin ky dyshohet të jetë i përfshirë asamblisti i VV-së

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi dyshohet për përfshirje në kotrabandë të drogës. Madje, i një grupi të fuqishëm që shpërndante ekstazi nëpër vendet bregdetare gjatë këtyre kohëve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë në një komunikatë të gjatë për media, raporton Nacionale.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Mujecit dhe të arrestuarëve të tjerë u janë gjetur 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5kg në vlerë 400 mijë euro.

Mujeci është asamblist i partisë në pushtet, Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës. Ai ishte zgjedhur asamblist për herën e dytë.

“Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Plani për shpërndarjen e kësaj sasie ekstazie ishte i detajuar. Policia ka bërë të ditur se droga futej nga Kosova në Shqipëri me autobusë, duke shfrytëzuar sezonin turistik.

Lexo edhe:  Policia arreston “kolegun” e tyre në Prizren, mashtroi tre persona duke ju marrë para!