Driton Sadikaj humbi jetën në Itali – familjarët ia kushtojnë një këngë prekëse

Dy të rinj kanë humbur jetën disa javë më parë në një aksident tragjik trafiku në Itali, ku një prej viktimave ishte Driton Sadikaj nga Deçani.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, një kamion ishte përplasur me një tjetër automjet, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lëndimin e rëndë të një tjetri.

Në kujtim të Dritonit, familjari i tij, Meridon Sadikaj, i ka kushtuar një këngë prekëse, në të cilën rrëfen dhimbjen për humbjen dhe dashurinë e pashuar ndaj të ndjerit. Mes rreshtave emocionalë, ai shkruan:

“Ti nuk je më pranë me trup, por je kudo rreth meje… Më mungon çdo ditë – jo pak, por aq shumë sa nuk mund ta them me fjalë”.

Kënga e plotë:

I dashur Driton, Ti nuk je më pranë me trup, por je kudo rreth meje. Në ajër, në kujtime, në shpirtin tim. Më mungon pa masë, por të ndjej pranë cdo ditë. Dashuria jonë nuk ka fund, ajo jeton bashkë me mua.Ti ishe dashuria ime, shtëpia ime, krahu ku prehesha. Më mungon çdo ditë — jo pak, por aq shumë sa nuk mund ta them me fjalë.Por unë do ta mbaj këtë dhimbje si dëshmi dashurie. Sepse kur dikush do me gjithë shpirt, nuk harron. Kurrë.💔🤲🏻🪽

https://vt.tiktok.com/ZSkXAWLhF/

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një burrë në Viti afër një objekti, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë