Driton Hajrizi nga Skënderaj që luftoi për çlirimin e Kosovës, vdiq në përvjetorin e çlirimit në një aksident me traktor

Dikur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Driton Hajrizi nga Kotorri i Skenderajt, pikërisht në Ditën e Çlirimit, për të cilën kishte kontribuar shumë gjeti vdekjen.

Ai vdiq në aksident me traktor me të cilin kishte shkuar për të marrë drunj në malin e tij.

Familjarët i thanë Klanit, se Dritoni qëndronte mirë financiarisht, e bashkëluftëtarët nga Organizata e Veteranëve të luftës në Skënderaj, thanë se ai ishte shumë i zellshëm.

Lexo edhe:  Iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit