Driloni reagon pas publikimit të bisedave nga Xheneta: Kam filluar ta ngacmoj, kam dashur të luaj
Fituesi i big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, mbrëmë ka reaguar përmes një videoje në InstaStory, pas bisedave të publikuara nga ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu.
Përmes videos së publikuar, ai e ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, e cila ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3.
“Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj”, ka potencuar Driloni.
Tutje, ai ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke pranuar se ndoshta ishte një gabim që nuk duhej ta bënte më.
“Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”, është shprehur Driloni