Drilon Hajrizi me probleme shëndetësore, pritet të mungojë disa muaj

Njëri prej basketbollistëve më të mirë në dy dekadat e fundit në basketbollin kosovar pa asnjë mëdyshje, Drilon Hajrizi së fundmi është ballafaquar me disa telashe jo të vogla shëndetësore.

Sipas raportimeve ai pritet t’i mungojë klubit të Trepçës dhe Kosovës për disa muaj me radhë, derisa të rikuperohet plotësisht, përcjell Jepi zë

Dihet se Driloni ka dhënë edhe atomin e fundit për fanelën e shenjtë të Kosovës, por edhe klubet ku ka luajtur,.

Ai në çdo ndeshje sidomos në fanellën e KB Trepçës nuk ka kursyer asgjë dhe padyshim se është një prej shembujve më të mirë në veçanti se si duhet dhe respektohet shteti.

Lexo edhe:  Vdes nëna e dëshmorit Naim Nimonaj