Drenicasi ia zë pritën një personi, e sulmoj fizikisht e ja thëu xhamin e traktorit
Një person është arrestuar dje në qytetin e Drenasit pasi që i njejti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, raporton portali rajoni.org.
Përveç lëndimit i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.