Drenicasi Gazmend Hoxha, emërohet drejtor i Policisë së Kosovës
Gazmend Hoxha është emëruar drejtor i Policisë së Kosovës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
“Në pajtim me dispozitat ligjore, Ministria e Brendshme ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Policisë së Kosovës. Në konkurs kanë aplikuar 5 kandidatë, kurse 4 kandidatë kanë hyrë në listë të ngushtë për intervistë. Ministrit të Punëve të Brendshme nga ky komision i janë rekomanduar 3 kandidatë: Gazmend Hoxha, Granit Fetahu dhe Bahri Shala”, ka thënë zv/ministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra.
“Në pajtim me kompetencën, Ministria e Brendshme i propozon qeverisë si kandidat z.Gazmend Hoxha”, theksoi ai.
Gazmend Hoxha kishte dalë më i vlersuari edhe në vlerësimin e britanikëve.
Hoxha aktualisht është drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.