Drenicasi dhuron 900 thasë me miell dhe 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Natën e Kadrit

Humanisti nga Drenica, Bashkim Xhota, ka realizuar edhe këtë vit një akt të madh bamirësie në Natën e Kadrit, duke dhuruar ndihma ushqimore për familjet në nevojë, shkruan “Jepi zë”.

Sipas njoftimit, ai ka dhuruar gjithsej 400 pako ushqimore dhe 22 mijë e 500 kilogramë miell, që përbëjnë rreth 900 thasë, të cilat do t’u shpërndahen familjeve me gjendje të rëndë ekonomike.

Donacioni është pranuar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku, i cili e ka falënderuar Xhotën për kontributin e tij të vazhdueshëm në ndihmë të familjeve nevojtare.

Sipas njoftimit, qëllimi është që këto ndihma të arrijnë tek familjet që kanë më së shumti nevojë, ndërsa humanizmi i Bashkim Xhotës u vlerësua si një shembull i rrallë solidariteti dhe përkushtimi ndaj komunitetit.

Lexo edhe:  Armë e drogë, plot qytetarë të arrestuar çdo ditë në rrugët e Kosovës