Drenicaku rrihet me mjeshtrin që e thirri t’ia rregullojë një gyp, përfshihet edhe vëllai i tij

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje ka ndodhur edhe dje në Drenas, ku një 37-vjeçar dyshohet se është rrahur me mjeshtrin të cilin e kishte thirrur t’ia rregullojë një gyp në shtëpinë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ata kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, teksa rasti është denoncuar edhe në Polici.

Palët e përfshira kanë dhënë dëshmitë e tyre në stacion policor, teksa më vonë në sherr është përfshirë edhe vëllai i 37-vjeçarit.

Ai dyshohet se ka shkuar te shtëpia e mjeshtrit dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij, e  cila më pas është intervistuar në cilësinë e viktimës.

Pas përfundimit të procedurave policore, dy vëllezërit janë dërguar në mbajtje nën dyshim për kryerjen e veprave penale ‘Sulm’ dhe ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  32-vjeçari nga Drenasi i dyshuar për vrasjen e argjentinases erdhi nga Zvicra për dasmën e vëllait