“Drenica është zemra e Kosoves”, Berat Buzhala rendit pesë figurat më të rëndësishme që vijnë nga ky rajon

Gazetari Berat Buzhala ka bërë një listë prej pesë personave të cilët vijnë nga rajoni i Drenicës, e që sipas tij Kosova nuk do të kishte ekzistuar pa ta.

Buzhala ka futur në këtë listë Hasan Prishtinën, Adem Jasharin, Azem dhe Shote Galicën, si dhe ish-kryeministrin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Sipas tij, veprimtaria e Hasan Prishtinës do të ishte e mangët, nëse Hashim Thaçi nuk do ta korrte fitoren diplomatike në Rambuje, e cila e ndëshkoi Serbinë me 78 bombardime, e që sipas tij Kurti e urren këtë për vdekje.

Ndër të tjerash, Buzhala ka theksuar se Kurti dhe rrethi i UDB-ës – siç e quan ai, pak më shumë se Thaçin e urrejnë vetëm Shaban Polluzhën, një drenicak tjetër që sipas tij në bashkëpunim me Beogradin e Tiranën e Enver Hoxhës e kanë vra gjyshërit e tyre.

Postimi i plotë:

E permendi Kryeministri Kurti, Hasan Prishtinen, si politikanin ma te kompletuar shqiptar. Si pike e pare me lejoni ta nenvizoj qe Hasan Prishtinen me keta burrat dhe kete gruan ne foto i perbashkon rajoni, jane krejt te Drenices, atij rajonit qe kur ta merr uji kanihere do prej juve gezoheni.

Si pike e dyte, Hasan Prishtina dhe veprimtaria e tij nuk kish pase kokerr te vleres praktike, nese i fundit per nga koha, Hashim Thaci, nuk e kish korre fitoren diplomatike ne Rambuje, qe e ndeshkoi Serbine me 78 dite bombardime. Sigurisht qe Kurti kete e urren per vdekje.

Si pike e trete, Kurti dhe rrethi i UDB’es qe i rrin ne zyre, pak ma shume se Thacin e urrejne nje drenicak tjeter, Shaban Polluzhen, te cilin ne bashkepunim me Beogradin e Tiranen e Enver Hoxhes, e kane vra gjysherit e tyre.

Lexo edhe:  E dhimbshme, vdes 7 vjeçari që u godit nga tramvaji në Gjermani

Si pike e katert, kjo pesshe nuk do te kishte kuptim pa Azem dhe Shote Galicen dhe Adem Jasharin. U detyrova me bo kompromis me i hjeke edhe plot emna te tjere nga ky rajon, pa te cilet Kosova as qe kish me ekzistu.

Drenica eshte zemra e Kosoves ❤️