Drejtori i shkollës në Softaj të Ferizajt dyshohet se ka rrahur nxënësin 10-vjeçar
Një rast dhune dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Abetarja” në Softaj të Ferizajt.
Aty dyshohet se drejtori i shkollës e ka dhunuar fizikisht një nxënës rreth 10-vjeçar.
Gazeta Sinjali merr vesh se rasti dyshohet se ka ndodh në tualet, ku sipas të miturit drejtori ka shkuar dhe e ka goditur.
Rasti është lajmëruar në Polici nga prindërit e nxënësit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar dhe hetimet do të vazhdojnë.