Drejtori i një shkolle në Gjakovë u arrestua për të shtëna me armë, Policia ia bastis shtëpinë

Hetimi për një incident me të shtëna me armë në Gjakovë rezultoi me arrestimin e tre personave dhe konfiskimin e një armë zjarri ilegale.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë me dije se të dyshuar janë një burrë dhe dy gra

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari kryesot është Lekë Hajdaraj – drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Ardhmëria” në Ramoc të Gjakovës.

Si të dyshuara për rastin, burimet e Sinjalit thonë se janë edhe bashkëshortja e Hajdarajt dhe vajza e tij.

Tre të dyshuarit që u arrestuan po dyshohet për përdorim dhe mbajtje ilegale të armës.

“Si rezultat i informatave të pranuara për të shtëna me armë zjarri, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj tre të dyshuar (një mashkull dhe dy femra, të gjithë shtetas kosovar) mbi dyshimin për përdorim dhe mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armës.”

Në njoftimin që e ka dhënë Policia lidhur me këtë rast është bërë e ditur se është bastisur shtëpia ë të dyshuarve, ku është konfiskuar arma dhe rreth 20 fishekë.

“Në rrugën “Mark Malota”, në Gjakovë rreth orës 13:50, në vendbanimin e të dyshuarve është zbatuar urdhër kontrolli i lëshuar nga Gjykata, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatëmbëdhjetë fishekë.”

​Pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve dhe procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë liruar

Lexo edhe:  ​Digjet vetura në “Ulpianë”, zjarrfikës e policë në vendin e ngjarjes