Drejtoreshës së medias online “KoSSev” i dëmtohet vetura, reagon AGK
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar aktin e dëmtimit të veturës së drejtoreshës së medias online “KoSSev”, Nevenka Medic, që ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës.
Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, AGK-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetojë dhe zbardhë rastin në fjalë.
Lidhur me këtë rast ka folur edhe vetë drejtoresha.
“Nuk mund të drejtoj gishtin ndaj askujt, nuk jam e përfshirë në ndonjë biznes të paligjshëm, nuk kam armiq personalë, jam e sigurt që kjo ka të bëjë me punën që po bëj,” ka thënë Medic lidhur me rastin
Nuk dihet arsye që ka ardhur deri tek dëmtimi i veturës së Medic./Indeksonline