Dr. Nerxhivane Halim gjithmonë ndihmoi të tjerët – sot ka nevojë për ndihmën tonë

Dr. Nerxhivane Halimi, mjeke në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e njohur për përkushtimin e saj dhe për ndihmën që u ka dhënë qindra qytetarëve ndër vite, sot po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.

Ajo është diagnostikuar me aneurizma të shumëfishta në aortë – një gjendje e rrezikshme për jetën dhe që kërkon trajtim urgjent jashtë vendit. Kostoja e këtij trajtimi është 66 mijë euro, ndërkohë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka premtuar të mbulojë vetëm 13 mijë euro, shumë më pak nga ajo që parashihet me ligj.

Tashmë është nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve që do të mundësonin trajtimin e saj. Familjarët, kolegët dhe qytetarët po bëjnë thirrje për solidaritet dhe ndihmë.

“Ajo ishte gjithmonë aty për ne në momentet më të vështira – tani është radha jonë të jemi aty për të.”

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë për shpëtimin e jetës së saj, mund ta bëjnë këtë përmes fushatës së hapur për mbledhje fondesh.

Shpërndani këtë mesazh dhe kontribuoni – çdo ndihmë ka rëndësi!

Në këtë link mundeni me kontribu.
https://www.gofundme.com/f/lifesaving-aorta-surgery-for-nerxhivane?attribution_id=sl%3A11c18b1b-6992-4503-91db-e82712c0c668&lang=en_US&ts=1752679537&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=facebook&fbclid=IwY2xjawLky-RleHRuA2FlbQIxMABicmlkETB4N2tVekk4UUhZYk9kMWdDAR6XLp_nBN53X-6X-Pn_L06GRCkUo_LyKEs9c3Ne6F4HLPIrhol4yhc-CjX1WA_aem_Gnfc3N5FUe_oIN2ka5ll4g

 

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto vende