Donatori anonim në Mitrovicë ndihmon një familje nevojtare me gjëra ushqimore dhe higjenike

Shoqata humanitare “Zgjatma dorën” në Mitrovicë po vazhdon shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Përmes një postimi kjo shoqatë ka njoftuar se një familje nevojtare sot u ndihmua nga një donator anonim, shkrun Jepi zë.

Kjo familje u ndihmua me gjëra ushqimore dhe higjenike.

Postimi i plotë:

Bamirësia na rikujton të mos ecim rrugëve të humbura, por ta respektojmë dhe të kujdesemi për njëri tjetrin!

Besimi në Zot duhet të jetë i përditshëm, në mënyrë që paqja, harmonia dhe bamirësia të jetë ndërveperim njerëzor.

Me ndihmën e një donatorit anonim M.H, sot ndihmuam një familje.

Bamirës Zoti iu shpërbleftë me të mirat e tij.

Zgjatma Dorën

Lexo edhe:  KFOR: Çdo vendim për Urën e Ibrit duhet të merret në Bruksel në kuadër të dialogut