Donat Rrudhani më i miri në fushë: Qipro – Kosovë, notat e lojtarëve

Kosova ka triumfuar 4-0 në udhëtim te Qipro, duke marrë kështu fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Golat për Dardanët i shënuan Vedat Muriqi me dy, Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.

Kosova ishte padyshim ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.27, ndërsa Qipro u vlerësua me 6.53.

Donat Rrudhani ishte fantastik në këtë ndeshje duke fituar një penallti dhe duke asistuar në dy gola, për të marrë notën më të lartë – 9.1

Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje doli të ishte Nicholas Ioannou, që mori vlerësimin 6.1.

L

Lexo edhe:  Iftari i minatorëve të Trepçës 800 metra nëntokë me besim në Zot, përkushtim në punë e dashuri për kombin