Donaldi merr urim të veçantë për ditëlindje nga e dashura e tij Bora
Moderatori i njohur dhe ish banori i Big Brother VIP Albania, Donald Veshaj, feston sot ditëlindjen.
E sigurisht nuk kishte se si të mungonte urimi nga e dashura e tij, njëherësh moderatorja e njohur, Bora Zemani.
Ajo publikoi disa fotografi të ëmbla me Donaldin, derisa i bashkëngjiti edhe një urim të veçantë për ditëlindje.

Në postimin urues ajo ndau edhe tre fotografi ku pozonte në momentet më të bukura me Donaldin.
Bora dhe Donaldi janë ndër çiftet më të përfolur në mediet e shtypit rozë.
Duke qenë se janë tejet të komentuar, fansat ndjekin secilin hap të tyre në rrjetet sociale