Don Xhoni detyrohet ta anulojë koncertin në Gjermani

Don Xhoni mbetet njëri nga rep-artistët më të dashur për publikun shqiptar.
Ai së fundmi kishte për të përformuar në një klub nate në Gjermani mirëpo një gjë e tillë ju pamundësua, shkruan lajmi.net.

E kjo për shkakun se ai nuk ka mundur ta tërheqë pasaportën e tij në ambasadën gjermane.

“Për arsyeje të vonesave të procedurave në ambasadë, unë nuk kam mujt sotme e tërheq pasaportën me udhëtu nesër për në mbrëmje”, shkroi ai.

Po ashtu ai iu kërkoi falje ndjekësve të tij dhe premtoi se do të mbajë një event tjetër shumë shpejt.

“Po nij shumë keqardhje që nuk po muj me marr pjesë në atë super event, por eventi do të mbahet me artistja tjerë. E na shumë shpejt kena me ju njoftu me datën e re”, shtoi tutje ai.

Lexo edhe:  "Kam simpati për të", Olta zbulon prapaskenat e filmit me Luizin