Dokumente kundër UÇK’së në Speciale, huqje në diplomaci: Gërvalla tash ministre e Drejtësisë

Donika Gërvalla-Schwarz, e cila u komentua shumë për huqjet e njëpasnjëshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me të dalur nga kjo ministri u ngjit sërish në një ministri tjetër, shkruan Gazeta Metro.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti që bart nën sqetull listën GUXO e çoi Gërvallën në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Pra Gërvalla-Schwarz u propozua si Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, pozitë kjo të cilën më parë e gëzonte Albulena Haxhiu e cila u zgjodh kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.

Nga diplomacia e deri tek huqja e fundit që iu përmend, “pavarësia e qytetit shqiptar” me 28 nëntor, Gërvalla-Schwarz nuk mbahet mend për ndonjë punë të frytshme në Ministrinë paraprake.

Lexo edhe:  Aksident në Kopiliq të Skenderajt, vdes këmbësori