Dogana sekuestron armë dhe municion të kontrabanduar në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka kryer të enjten një kontroll të befasishëm te një subjekt afarist, në bashkëpunim me sektorët kompetentë.

Gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

“Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar”, thuhet në njoftim.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtari të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

Lexo edhe:  Kleriku serb në Vushtrri gjendet i vdekur brenda kishës, aty gjendet edhe një letër