Do të hiqet shtatorja joadekuate e Adem Jasharit në Malishevë

Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, do të largohet nga parku i qytetit të Malishevës, me vendim të komunës.

Kjo do të bëhet për shkak se ky institucion po e konsideron se nuk është punuar mirë, ani se shtatorja ka qëndruar në këtë park tash e 15 vite.

Ndërsa, skulptori i cili punoi atë thotë se shtatoren do ta marrë në shtëpi, nuk do ta lejoj që të hedhet poshtë, dhe konsideron se komuna nuk është vlerësues i duhur arti të cilët mund të vijnë në këtë konstatim se shtatorja nuk është punuar si duhet.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike