“Djemtë e Mitrovicës” me Lindrit Misinin, mbledhin 15 mijë euro për 30 minuta për minatorin Petrit Bajrami
Petriti është sëmurë derisa ishte duke punuar në minjerën e Stantërgut, menjëherë është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, tani është diagnostifikuar me sëmundjen e Leokimisë Akute.
Sipas rekomandimeve dhe diagnozave të mjekëve të Klinikës Universitare të Kosovës Petriti duhet urgjentisht t’i nënshtrohet Transplantit të Palcës Kurrizore jashtë vendit.
Shërimi i Petritit nuk mund të bëhet në Kosovë, si opsion është shteti i Turqisë në spitalin MEDICALPARK në Stamboll. Në bazë të profakturës kostoja e shërimit të Petritit sillet mbi 100,000.0 Euro.
E ndihma për Petritin ka nisur menjëherë. Vetëm për 30 minuta, “Djemtë e Mitrovicë” me në krye Lindrit Misinin kanë mbledhur 15 mijë euro.