Dje u trondit Mitrovica, brenda një dite vdiqën tre persona mjaft të ri
Qyteti i Mitrovicës u trondit dje nga tri vdekje të rënda që ndodhën tek qytetarët mitrovicas.
Duke i ditur lidhjet që kanë mitrovicasit në mes vete, këto vdekje i përjetuan shumë rëndë, shkruan Jepi zë.
Të tre të vdekurit ishin në moshë të re dhe ishin familjarë që lanë pas fëmijë.
Fillimisht u raportua për vdekjen e Nehat Kamberit, vëllait të kryetarit të LDK-së Mitrovicës i cili u varros në fshatin Kçiq dje.
Nuk kaluan as disa minuta kur Mitrovica sërish u trondit me vdekjen e 43 vjeçarit, Ferki Çitakut. Mitrovicasi që po vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa la pas gruan dhe fëmijët e tij, shkruan Jepi zë.
Mbrëmja ishte e kobshme për familjen Tahiri, pasi kreyfamiljari i tyre Haziri Tahiri u gjet i vdekur në shtëpinë e tij ndërsa rrethanat e vdekjes po hetohen nga Policia.
Ndryshe qyteti i Mitrovicës edhe në të kaluren ishte troditur me disa vdekje brenda ditës, ndërsa kohë shumë e dhimbshme ishte gjatë pandemisë, ku shumë qytetarë mitrovicas ndërruan jetë./ Jepi zë