Djali përdorues i narkotikëve rrah nënën e tij, ajo kërkon ndihmë nga Policia

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur dje në mëngjes në Prishtinë.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici një grua, e cila ka thënë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Para hetuesve policorë, nëna ka deklaruar se i biri është përdorues i substancave narkotike dhe si pasojë ka shumë shpesh telashe me të.

Njësitet policore kanë arrestuar 32-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  E konfirmon KE: Liberalizimi i vizave s’vlen për pasaportat që lëshon Serbia