Djali nga Mitrovica alivanoset pasi babai e kërcënon me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë në familje që është raportuar dje në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit një baba ka kërcënuar me thikë djalin e tij, i cili nga frika është alivanosur.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij ankuesin kosovar pas një mosmarrëveshje. Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoj policia

Lexo edhe:  Punëtorët e një kompanie në Prishtinë shahen e fyhen nga një serb në Zubin Potok