Djali i Rasim Demirit midis të arrestuarve për manipulim votash
Djali i Rasim Demirit është ndër të arrestuarit në aksionin e sotëm të policisë dhe prokurorisë në Prizren, si i dyshuar për manipulim votash në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Siç mëson Klankosova.tv, Alaudin Demiri dyshohet për përvetësim të votave për babain e tij.
Rasim Demiri është përfaqësues i Koalicionit Vakat, një koalicion i përbërë nga disa parti boshnjake në Kosovë.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në procesin e rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë, Rasim Demiri duket se ka 119 vota më pak sesa në numërimin fillestar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

