Djali i mitur i pronarit të një mishtore në Gjakovë lëndohet rëndë duke punuar, dërgohet në spital
Rastet kur persona të ndryshëm kërkojnë ndihmë në spital për shkak të lëndimeve që pësojnë në vendet e tyre të punës nuk janë të rralla. Ato shpesh herë ndodhin si pasojë e kushteve të këqija që ofrojnë kompanitë, por me raste janë edhe aksidentale.
Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur në rrugën “Urim Bytyqi” në Gjakovë, ku një person ka marrë lëndime të rënda në vendin e punës.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se djali i pronarit të një mishtore, 16-vjeçar, është aksidentuar në orarin e punës, duke pësuar lëndime serioze në stomak.
Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai është transferuar në Spitalin Rajonial të Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Ndërkohë, pronari i kësaj mishtore, babai i viktimës, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim aksidental’.