Djali i Genc Prelvukajt maturant, e shoqëron edhe Eni Koçi

Djali i ish-reperit Genc Prelvukaj nga martesa e tij e parë, Gjini ka festuar mbrëmjen e maturës.

Me këtë rast të veçantë, për ta shoqëruar në mbrëmjen e tij Gjinin, me të ishin edhe Genci bashkë me Enin, nënën e reperit si edhe vëllain e tij.

Në fakt, Eni duket të ketë relata super të mira me djalin e Gencit – të paktën ashtu na dëshmojnë imazhet e publikuara në Instagram.

Genci po ashtu kishte një dedikim të veçantë për të birin.

“Dy ditë më parë, Gjini e kishte mbrëmjen e maturës. Tanimë është rritur, është bërë burrë i mirë e i urtë, ndërsa unë tejet krenar me të”, ka shkruar Genci pos tjerash.

Lexo edhe:  Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë foto së bashku