Djali i dëshmorit të vrarë tek Ura e Ibrit: Kur e kanë plagosë, e ka çu kokën me pa kush e ka kapë, shqiptarët apo serbët

Djali i dëshmorit Avni Hajredini, i cili u vra më 13 shkurt 2000 në veri të Mitrovicës nga plumbi i një snajperi serb, ka rrëfyer në emisionin Kosova Live momentet e fundit të jetës së të atit.

Sipas tij, Avniu në çastet e fundit, teksa mbahej nga shokët në një karrocë pas plagëve, ngriti kokën për të parë kush e kishte kapur, shqiptarët apo serbët.

Donik Hajredini theksoi se dëshira e vetme e babait të tij ka qenë bashkimi i urës së Ibrit, prandaj kërkon që ajo të mbajë emrin e dëshmorit, si kujtim i sakrificës së tij dhe amanet i pa realizuar.

Photo: Besfort TV

Lexo edhe:  “Shqiponjat e Arta të UÇK-së”, zbarkuan sot në zyrën e Konjufcës